12:42 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019

Daut Haradinaj jep disa arsye se pse duhet të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka komentuar sërish mbi çështjen aktuale kohëve të fundit që ka të bëjë me autostradën e Dukagjinit.

Haradinaj ka thënë se edhe Dukagjini meriton të trajtohet si krejt Kosova, duke renditur disa statistika që tregojnë të mirat e kësaj autostrade.

Më poshtë statusi i tij:

Disa statistika të autostradës.
Lidhja e 5 komunave të Dukagjinit nënkupton rreth 624.000 banorë.
Në projektet e realizuara deri më tani, përkthy në lëvizje të automjeteve ka qenë :
Në një regjion te caktuar që autostrada është në përfundim janë rreth 5000 automjete në 24 orë, ndërsa në autostradën e Dukagjinit, në muajt: qershor,korrik dhe gust janë 20.000 automjete në 24 orë.
Për të gjithë skeptikët e këtij projekti kapital, duhet ta kuptojnë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik deri sa nuk ka infrastrukturë, për më tepër kur në regjionin e Dukagjinit janë Alpet Shqiptare, potenciali më i madh i Kosovës për turizëm 12 mujor.
Edhe Dukagjini e meriton të trajtohet si krejt Kosova.
Ju bëj thirrje Kryetarëve të Komunave dhe Deputetëve të Istogut, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit që ta ngrisin zërin.
DH