14:40 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / LB

Daut Haradinaj tërhiqet nga asambleja në Prishtinë, ia liron vendin Taulant Maxharrajt

Daut Haradinaj është tërhequr nga asambleja komunale në Prishtinë për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.

Kështu ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook, transmeton Indeksonline.

Në këtë postim, Haradinaj ka thënë se kanë hyrë në garë për Prishtinën më të vetmin parim, ndryshimit duke shtuar se gjatë tërë fushatës kanë përkrahur ndryshin dhe të njëjtin do të vazhdojnë ta përkrahin.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt

Të nderuar qytetarë,

Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim.

Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi.

Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.

Suksese e ju priftë e mbara!