13:15 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / C E

David Beckham e merr në Inter Miami kampionin e Botës

Skuadra amerikane, Inter Miami ka njoftuar se ka nënshkruar me mesfushorin francez, Blaise Matuidi.

Skuadra, pronare e së cilës është ylli anglez, David Beckham ka bërë një përforcim me përvojë për të rritur nivelin e klubit, shkruan Indeksonline.

Matuidi do të vazhdoj një përvojë të re pas një suksesi të jashtëzakonshëm në Evropë me Juventusin, PSG-në dhe kombëtaren franceze.

Ai madje u shpall edhe Kampion Bote në vitin 2018 në Rusi me Gjelat.

Deri më tani, Matuidi ka mbi 500 ndeshje profesionale. /IndeksOnline/