23:55 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

David Silva largohet nga Manchester City

David Silva ka qenë truri i skuadrës së Manchester Cityt në suksesin e madh në Premierligë.

Mesfushori spanjoll ka njoftuar se do të largohet nga skuadra e Guardiolës pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

“Dhjetë vjet për mua është e mjaftueshme, kompleton ciklin, është një shifër e bukur”, ka thënë Silva.

David Silva u transferua në Ettihad në vitin 2010 nga Valencia dhe që atëherë ai ka zhvilluar 284 ndeshje duke shënuar 54 gola. 33 vjeçari ka fituar tri herë Premierligën. /IndeksOnline/