14:20 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

David Silva zbulon arsyen e mungesës: Foshnja ime po lufton me jetën! (Foto)

David Silva, mesfushori i Manchester Cityt ka treguar arsyen e mungesës për tri ndeshjet: Watford, Crystal Palace dhe Newcaslte United, transmeton IndeksOnline.

Spanjolli ka shkruar një letër dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale, derisa ka zbuluar se arsyeja e mungesës është për shkak të djalit të tij të lindur para kohe.

“Unë dua t’ju falënderoj për dashurinë dhe respektin javëve të fundit. Një faleminderit i veçantë shkon për trajnerin dhe shokët e mi. Gjithashtu dua të ndajë me ju lindjen e djalit tim Mato, i cili ka lindur jashtëzakonisht para kohe dhe po lufton me jetën dita ditës me ndihmën e ekipit mjekësor”, ka shkruar Silva.