14:50 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Davis Cup: Kosova pëson humbje nga Malta (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në Tenis pësoi humbjen e parë në turneun “Davis Cup”.

Dy kosovarët, Burim Bytyqi dhe Muhamed Zulji pësuan humbje 2 me 0 në sete (6-0 dhe 6-0) nga dyshja e Maltës, Asciak dhe Cassar Torregiani, shkruan IndeksOnline.

Kosova në grup bën pjesë me tri shtetet tjera si; Malta, Moldovia dhe Lichtensteini.

Nesër grupi i Kosovës i përbërë nga kapiteni Jeton Hadergjonaj do të ballafaqohen me Lichtensteinin.

Kujtomë se te ekipi i kosovarëve bëjnë pjesë katër tenistë; Genc Selita, Granit Bajraliu, Burim Bytyqi dhe Muhamed Zulji./IndeksOnline/