De Biasi mesazh Italisë: “Kujdes nga Yilmaz…”

Trajneri italian, Gianni De Biasi (64-vjeçari) ka lënë një mesazh të qartë për Kombëtaren e Italisë.
Sonte nis Kampionati Europian EURO20 me ndeshjen Turqi – Itali, e cila luhet nga ora 21:00 në stadiumin e Romës, shkruan IndeksOnline
Ish-menaxheri i Shqipërisë, i cili i ‘coi’ kuqezinjtë për herë të parë në një EURO gjatë vitit 2016, i paralajmëron italianët.

“Kujdes nga Yilmaz. Një formacion me lojtarë me përvojë. Yilmaz, Celik dhe Yazici kanë fituar kampionatin francez me Lille, ndërsa të gjithë e njohim Calhanoglun. Nga Yilmaz duhet shumë kujdes. Ai është një drejtues absolut.”, ka thënë De Biasi
Kujtojmë që ndeshja mes Italisë dhe Turqisë zhvillohet në prani të tifozëve sonte nga ora 21:00./IndeksOnline/