12:00 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

De Bruyne drejt largimit nga City: Dy vite pa Champions janë shumë

evin De Bruyne paralajmëron largimin nga Manchester City në rast se do të mbetet në fuqi pezullimi dyvjeçar nga kupat e Europës për shkelje të rregullave të Fair Play-t Financiar. Nëse dënimi do të reduktohet në vetëm një vit pezullim, atëherë belgu mund të qëndrojë.

“Unë thjesht po pres,” – tha De Bruyne në një intervistë për gazetën belge “Het Laatste Nieuws”.  – “Drejtuesit e klubi na thanë që do të apelojnë dhe ata janë pothuajse 100% të sigurt se kanë të drejtë. Kjo është arsyeja pse unë jam duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë. Unë i besoj ekipit tim. Pasi të merret vendimi, do të rishikoj gjithçka. Dy vjet do të ishin shumë, por në rastin e një viti mund të qëndroj.”

De Bruyne thekson se nuk ka arsye tjetër që ta shtyjë drejt largimit nga Manchester, edhe nëse për të do të vinin ofertat nga Real Madridi apo Barcelona.

“Unë luaj për një nga ekipet më të mira në botë, luaj në Angli, në pikëpamjen time, në kampionatin më të fortë në botë dhe kjo më pëlqen. Sfida ime është të jesh më i miri dhe unë kam nevojë për të”.

De Bruyne ka edhe tre vjet kontratë me Citizens, ndërsa Pep Guardiola do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me kampionët në fuqi. De Bruyne tha se e ardhmja e tij nuk varet nga kohëzgjatja e trajnerit spanjoll:

“Pep tha se do të qëndrojë edhe vitin tjetër, sido që të jetë, pastaj kontrata e tij përfundon. Nuk do ta lejoj që vendimi im të varet nga ajo që Pep po bën.”

I pyetur në lidhje me komentet e Sergio Agueros, i cili tha se disa lojtarë kishin frikë të ktheheshin për shkak të kërcënimit të virusit, De Bruyne tha:

“Nuk mendoj se njerëzit kanë frikë për veten e tyre, por për familjen e tyre. Ky është problemi kryesor për shumë njerëz.”