13:49 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

De Gea në formë katastrofale, sa goli ka pranuar ai në 14 goditjet e fundit në portë?

David De Gea nuk është duke kaluar nëpër kohëra të mira te Manchester Unitedit.

Që nga Kupa e Botës, numri një i Man Unitedit ka pësuar 10 gola nga 14 goditje në portë në ndeshje kompetitive.

27-vjeçari bëri paraqitje të tmerrshme për Spanjën në Kupën e Botës në Rusi, transmeton IndeksOnline.

Vetëm në ndeshjen hapëse kundër Portugalisë, ai pranoi tre gola.

De Gea cuts a dejected figure as Ronaldo wheels away in the background. Image: PA

Vlen të përmendet edhe gabimi i tij katastrofal te goli i Cristiano Ronaldos nga gjuajtja e lirë.

Pas rikthimit në Premier League me Man Unitedit, ankthi i tij vazhdoi duke pësuar katër gola në dy ndeshjet e para – vetëm tre këtë të diele nga Brightoni.

De Gea rikthehet sërish në aksion këtë të hëne. Ai do të ketë kundërshtarë lojtarët si Christian Eriksen, Dele Alli dhe Harry Kane./IndeksOnline/