09:53 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Enrique: Numrat dhe paraqitjet tregojnë se De Gea është portieri më i mirë në botë

Pas një periudhe të vështirë, David De Gea tashmë është cilësuar nga trajneri i Spanjës, Luis Enrique si portieri më i mirë në botë.

Ylli i Manchester Unitedi shkëlqeu mbrëmë në ”Wembley” me pritjet e tij impresive në fitoren, 2-1 përballë Anglisë.

Dhe kjo erdhi pas një vere të vështirë për portierin, i cili ishte kritikuar vazhdueshëm për paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror.

”Unë kurrë nuk kam pasur asnjë dyshim për De Gean”, tha Enrique për gazetarët pas ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

”Ai mund t’i ketë bërë disa gabime sikur çdo portier tjetër, por ne kemi në skuadër portierin më të mirë në botë”.

”Jam shumë i qetë rreth De Geas, ai është një top-portier, dhe këtë e dëshmoi mbrëmë dhe në vitet e tij të fundit në Angli”.

”Duke u bazuar në numrat dhe paraqitjet e tij, ai është numër një në botë”./IndeksOnline/