12:14 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

David De Gea thyen heshtjen rreth zgjatjes së kontratës

Gjatë kësaj jave trajneri i Manchester United, Jose Mourinho lëshoj një “bomb” për fansat e klubit, duke thënë se nuk beson që  De Gea do ta zgjasë kontratën me “Red Devils”.

“Unë nuk jam i sigurt” kishte thënë Jose Mourinho për Sky Sport kur ishte pyetur se nëse De Gea do të zgjasë kontratën, transmeton Indeksonline.

Pas gjitha këtyre spekulimeve, vet portieri spanjoll ka vendosur të flas për të ardhmen e tij tek United.

“Ajo që ka rëndësi është ekipi dhe të gjithë ne duhet të jemi të fokusuar në atë që duhet të fokusohemi, e cila është të fitojmë ndeshje, më tepër se sa në zgjatje të kontratave ose ndonjë temë tjetër që mund të na habisë. Ajo se çfarë ka rëndësi është të fokusohemi në futboll” u shprehë De Gea për Sky Sport.

Manchester United është duke kaluar njërin ndër sezonet më të dobëta në historinë e saj, prandaj spekulimet se De Gea mund të largohet janë rritur./Indeksonline/

Temat: