10:19 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / B O

De Gea për formën e Man United: Dikush na ka mallkuar!

David De Gea e ka komentuar formën e dobët që po kalon skuadra e tij, Manchester United. Portieri spanjoll thotë se dikush mund t’i ketë mallkuar ata.

Pas barazimit me Sauthampton, De Gea shpreh zemërimin e madh që po kalon ai dhe skuadra e tij.

“Mendoj se dikush na ka mallkuar. E vërteta është se nuk e di se çfarë po ndodhë. Të gjithë në Manchester po komentojmë situatën, dhe askush nuk e di se çfarë po ndodhë me ne. Ne duhej të ishim në garë për shumë trofe, tituj të mëdhenj, por në fakt nuk po funksionon asgjë” ka thënë De Gea./Indeksonline/