18:03 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

De Ligt kishte marrëveshje me PSG por gjithçka e prishi Leonardo

Mattijas De Ligt ende nuk u zyrtarizua në asnjë skuadër edhe pse interesimi për të është shumë i madh.

Madje PSG kishte një parakontratë me holandezin, por gjithçka u prish kur u shkarkua  Henrique dhe në vend të tij erdhi Leonardo si drejtor sportiv.

Kështu, parakontrata dhe akordi ranë poshtë, pasi braziliani nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë dakord me komisionet dhe përfitimet e Raiolas.

Agjenti ka shfryrë inatin dhe aty ka nisur të negociojë me Juventusin. /IndeksOnline/