De Rossi e bën menaxher një shqiptar të njohur

Daniele de Rossi është bërë me agjent të ri. Siç transmeton Fabrizio Romano, de Rossi do të jetë në menaxhimin e agjentit shqiptar Fali Ramadani.
Ramadani, i cili është dhe drejtor i Lian Sports Group, ka nën menaxhim edhe futbollistë të njohur si Chiesa, Koulibaly, Pjanic si dhe lojtarët e Kombëtares Shqiptare si Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami.
De Rossi, aktualisht është i papunë pas shkarkimit të ri nga Roma në fillimin e këtij sezoni./IndeksOnline/