14:12 / E Martë, 16 Janar 2024 / AR

Dea Mishel i kthehet ish-it, po kalojnë pushimet bashkë

Dea Mishel është rikthyer me ish-të dashurin e saj Islin dhe këtë e vërtetojnë fotot e fundit nga pushimet e tyre dimërore bashkë.

Dyshja duket se i kanë dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit. Ish-banorja e BBV2 është fotografuar nga paparacët në shoqërinë e tij. Fotot janë siguruar nga Revista Bordo.

Dea dhe Isli kanë pasur një histori dashurie 5 vjeçare, por u ndanë para dy vitesh, pasi vetë Dea pohoi se kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë.