07:36 / E Enjte, 18 Prill 2024 / AR

Dea Mishel në gjendje jo të mirë shëndetësore

Dea Michelle, e njohur më së shumti nga pjesëmarrja e saj në formatin ‘BBV2’, kohëve të fundit nuk është parë të jetë aktive nëpër rrjete sociale.

Më datë 8 prill, Dea njoftoi se ajo kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale e cila kishte zgjatur për më shumë se katër orë.

Edhe pse u shpreh se ishte mirë, siç duket gjendja shëndetësore e Deas është përkeqësuar dhe këtë e ka pranuar vetë ish-banorja e ‘BBV2’, nëpërmjet një video të postuar nga vetë ajo.

“Kur do të shohim një ditë të bardhë?”- shkruan Dea përbri videos, në të cilën ka përmbledhur një sërë momentesh të vështira që Dea ka kaluar nga momenti që ka qenë në spital, nga e enjtura e gjysmës së fytyrës e deri më sot.