75 Mall Live Search
11:26 / E Hënë, 25 Maj 2026 / G T

Debat i paparë ndonjëherë, ndodhi mes presidentit të Napolit dhe Antonio Contes

Atmosfera u tensionua në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, dhe trajneri Antonio Conte u përfshinë në një debat të hapur lidhur me garën për titull dhe meritat e Interit.

Gjithçka nisi kur De Laurentiis deklaroi se Napoli do ta kishte fituar kampionatin me lehtësi nëse nuk do të ishte përballur me problemet e shumta me lëndimet. Megjithatë, Conte e kundërshtoi menjëherë këtë pretendim, shkruan Indeksonline

“Absolutisht jo”, u përgjigj trajneri italian, duke theksuar se Interi meriton plotësisht suksesin e arritur. Sipas tij, zikaltërit kanë dëshmuar vazhdimisht cilësinë e tyre, duke kujtuar se sezonin e kaluar arritën në finalen e Ligës së Kampionëve dhe këtë edicion e kanë forcuar edhe më shumë skuadrën.

Debati u ashpërsua kur De Laurentiis argumentoi se Interi kishte bërë paraqitje më të dobëta në Evropë krahasuar me sezonin e kaluar, por Conte nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij.

“Nuk më pëlqen të kërkoj justifikime të tilla. Duhet të pranojmë dhe të respektojmë fitoret e të tjerëve. Nëse dëshiron respekt, duhet ta tregosh i pari. Interi e meritoi këtë sukses, me ose pa lëndime”, deklaroi Conte.

Trajneri shtoi madje se edhe nëse Napoli nuk do të kishte pasur probleme me dëmtimet, nuk kishte asnjë garanci për sukses në arenën evropiane.

Përplasja mes dy figurave kryesore të klubit napolitan ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave italiane, duke ngritur pikëpyetje edhe për raportet mes presidentit dhe trajnerit në prag të sezonit të ri./Indeksonline/