75 Mall Live Search
16:17 / E Premte, 10 Tetor 2025 / Gj Sh

Debatik Curri zyrtarizohet si trajner i ri i Gjilanit

Pas shkarkimit të Ardian Nuhiut, skuadra e Gjilanit ka emëruar trajnerin e ri.

Ish-futbollisti i njohur, Debatik Curri nga sot do ta drejtoj skuadrën gjilanase, shkruan IndeksOnline.

Ai është prezantuar sot duke mbajtur edhe konferencë për media.

”Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftoj emërimin e Debatik Currit në postin e shefit të shtabit teknik.

Pas një analize të kujdesshme dhe konsultimesh të brendshme, bordi drejtues i klubit ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit ish-reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë, i cili në karrierën e tij si futbollist ka qenë shembull profesionalizmi, disipline dhe përkushtimi, si në arenën vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Curri si trajner ka drejtuar FC Prishtinën, klub me të cilën ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, ndërkohë që ka shërbyer edhe si pjesë e shtabit teknik në rolin e asistentit të parë te FC Prishtina dhe FC Suhareka.

Sport Club Gjilani i uron mirëseardhje Debatik Currit dhe shumë suksese në këtë sfidë të re.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Debatik Curri, më parë ishte trajner i Prishtinës, ku e fitoi Kupën e Kosovës në sezonin 2022/23./IndeksOnline/