14:56 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Dëbimi i diplomatëve rus, veprim i duhur

Dëbimi i dy diplomatëve rus nga Maqedonia disa ditë më parë është vlerësuar si veprim i duhur nga njohësitë e çështjeve politike në vend. Analisiti i njohur nga Shkupi, Albert Musliu në një prononcim për portalin Indeksonline, e vleresoi si veprim shumë të duhur nga ana e autoriteteve maqedonase largimin e diplomatëve rus.

“Unë e shoh si vendim konform normave ligjore, ky vendim për dëbim ka ardhur si pasoj e keqperdorimit të detyrës apo ndryshe jashtë autorizimeve qe kanë pasur diplomatët rus në vendin tonë”, tha Musliu.

Lidhur me deklaratat e presidentit Gjorge Ivanov i cili e quajti vendim të përshpejtuar largimin e diplomatëve, Musliu i quajti si deklarata politike duke shtuar se Presidenti nuk ka të drejtë të përzihet  në këto vendime kur dikush punon jashta normave të parapara ligjore. Deklarata e Ivanovit eshtë ne vazhden e deklaratave qe i jep ai qe ngjajne me shumë politike.

Presidenti nuk ka ingerenca dhe as të drejt te deboj apo ti mbaj diplomatet te cilay i thyen rregullat e atij shtetit. Ashtu qe deklarat e tij jane politikbërje partiake”-u shpreh per IndeksOnline, Albert Musliu. Ai shtoi se Rusia përveç acarimit të raporteve me Maqedoninë, ajo tashmë ka marëdhënie të acaruar me të gjitha organizatat ku ne aspirojmë të bëhemi pjesë. Ndryshe, disa ditë më parë Maqedonia deboi nga vendi dy diplomat rus me pretendimin se kanë shkelur normat ligjore dhe kanë bërë spiunazh në dëm të shtetit./Indeksonline/