Debutimi i Ferrarit në Formula 1, kjo ishte vetura e parë (Foto/Video)
Ferrari njihet si vetura simbol e Formula 1 duke shkruar historinë në këtë sport garash.
Skuadra italiane debutoi në Çmimin e madh të Monacos në vitin 1950, ku nga atëherë ka zhvilluar 951 gara, duke fituar 228 herë.
Botërorin e parë e ka fituar në vitin 1952, ku pilot ishte Alberto Ascari, ku më pas fitoi edhe 14 botërorë të tjerë.
Ndërsa në garën për konstruktorë, Ferrari ka dalë fitues 15 sezone.
Piloti më i suksesshëm i Skuderisë deri më tani ka qenë, legjendari Michael Schumacher me pesë botëror të fituar(2000, 2001, 2002, 2003,2004).
I fundit që ka triumfuar me Ferrarin ka qenë Kimi Raikonen, i cili fitoi titullin në vitin 2007.
Kujtojmë se skuadra italiane kohëve të fundit ka paralajmëruar largim nga Formula 1, nëse drejtuesit bëjnë ndryshime në rregullat e garave. /IndeksOnline/