17:46 / E Martë, 21 Gusht 2018

Debutimi i Ronaldos, ndeshja e katërt më e shikuar në historinë e Series A

Se cfarë lojtari i madh është Cristiano Ronaldo e dëshmon kjo statistikë e radhës.

Debutimin e portugezit me Juventusin e shikuan 2.3 milionë shikues në Itali, apo ndryshe ndeshja e katërt më e shikuar në historinë e Sky Italia.

Super ylli portugez bëri debutimin në fitoren e kampionit italian kundër Chievos me rezultat 3-2, duke luajtur 90 minuta gjersa nuk arriti të tund rrjetën e kundërshtarëve.

Kjo është një rritje prej 68 për qind të shikuesve në ndeshjen e parë të Juventusit për dallim prej sezonit të kaluar, kur u përballën si vendas me Cagliarin.

Sipas Sky Sport Italia Derby d’Italia i viti 2013 është më i shikuari dhe më pas vjen përballja e njëjtë e vitit 2016 mes Juventusit dhe Interit ndërsa në pozitën e tretë është ndeshja e vitit 2015 mes Romës dhe Juventusit./IndeksOnline/