22:34 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Debuton me fitore “Gladiatori” i Romës, Claudio Ranieri

Trajneri italian, Claudio Ranieri ka debutuar me Romën duke fituar 2-1 ndaj Empolit.

Romakët e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë pas përjashtimit të Alessandro Florenzit në minutën e 80-të, megjithatë i’a dolën me sukses të mbajnë epërsinë, transmeton Indeksonline.

Stephan El Shaarawy realizoi për 1-0 në minutën e 9-të ndërsa 3 minuta më vonë barazoi Juan Jesus me autogol.

Ndërsa golin e 3 pikëve e shënoi Patrik Schick në minutën e 33-të.

Roma tani është në vendin e 5-të në Serie A me 57 pikë, 3 më pak se Inter që është në vendin e 4-të i cili dërgon në Ligën e Kampionëve. /Indeksonline/