16:15 / E Enjte, 11 Prill 2019

Debuton Opera 60, vjen me një portofol kriptomonedhash

Gjatë ditës së sotëm debutoi shfletuesi, Opera 60, duke u bërë e para që
përmban një portofol kriptomonedhash.

Funksioni i ri është në punim që prej Korrik 2018-ës kur Opera eksperimentoi me një version të portofolit në Android.

Portofoli i Opera 60 funksionon e teknologjinë Ethereum Web3. Kjo do të thotë se shfletuesi do të mund të përpunojnë transaksionet me versionin më të fundit të plaformës Ethereum.

Për të përdorur portofolin në desktop përdoruesit duhet fillimisht të instalojnë versionin Android të Opera. Të dhënat mes dy versioneve, Opera për Android dhe Opera për Desktop, do të sinkronizohen dhe smartfoni i përdoruesit do të përdoret si pajisje me verifikim multi faktorial, ngjashëm më mënyrën sesi funksionon WhatsApp dhe Telegram në kompjuter.

Për më tepër i tërë shfletuesi është i përshtatur me Web3 që do të thotë se përdoruesit mund të përdorin çfarëdo aplikacion tjetër të decentralizuar hostuar në blockchainin ethereum thjeshtë duke vendosur adresën në URL e Opera.

Përveç portofolit të kriptomonedhave shfletuesi vjen edhe me një dizajn të ri i cili eliminon vijat ndarëse mes seksioneve duke i thënë më shumë pamjen e Chrome 69.

Temat e zeza dhe të bardha ngelen ashtu edhe funksionet e mjetet e tjera si VPN, bllokuesi i reklamave, mjeti screenshot dhe integrimet e shumta të rrjeteve sociale si Facebook, WhatsApp, Telegram dhe VK.

Opera ka një bazë mobile përdoruesish prej 208 milionë dhe desktop prej 60 milionë.