22:32 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Deçani sonte pa rrymë, e konfirmon kryetari i komunës

Komuna e Deçanit sonte do të jetë në terr. Krejt kjo për shkak të një prishje nëntokësore.

Këtë e ka konfirmuar vet kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shprehur keqardhje që po ua jep këtë lajm qytetarëve.

Ai ka shpresuar që deri nesër pasdite të rregullohet kjo gjendje./Indeksonline/

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë: