14:00 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Deçiqi-Drita, çmimi i biletave për ta parë nga afër ndeshjen e kthimit

Kf Deçiqi njofton të gjithë tifozët se shitja e biletave për ndeshjen e kthimit në kuadër të Uefa Conference League kundër Dritës së Gjilanit do të fillojë prej ditës së Shtunë më 10.07.2021.

Biletat do të shiten në qënder të Tuzit në shtandin që do të vendoset dhe prej orës 08:00 – 12:00 dhe prej orës 17:00 – 21:00, shkruan Indeksonline.


Për arsye se biletat duhen të jenë të personalizuara të interesuarit duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë.

Një person mund të marrë më së shumti 5 bileta (nënkuptohet edhe keto duhet të jenë të perciellura me leternoftim apo pasaportë).
Çmimet e biletave janë:

  • Sektori JUG dhe VERI 5,00 euro
  • Sektori LINDJE dhe PËRËNDIM A, F 8,00 euro
  • Sektori PËRËNDIM B, C, D, E 10,00 euro
  • Sektori PËRËNDIM VIP A , B 15,00 euro