21:41 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Deda: Në këtë përplasje sovranitetesh, Kosova fitoi

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriqit sot në Mitrovicë të Veriut.

Ai përmes një statusi në facebook ka thënë se arrestimi i tij ka qenë i qëlluar dhe se Serbia nuk mund të vijë në Kosovë e të provokojë, shkruan Indeksonline.

Deda po ashtu tha se në përplasje sovranitetesh, Kosova fitoi.

Ky është postimi i plotë:

Shteti i Kosovës sot tregoi që nuk lejon të nëpërkëmbet nga ata që ishin bashkë në qeverisjen e Millosheviqit.

Arrestimi i Marko Gjuriqit është veprim i qëlluar, dhe duhet t’i tregojë Serbisë që nuk munden më eksponentë të Qeverisë së Beogradit të vijnë e provokojnë në Kosovë. Ajo kohë ka perënduar një herë e përgjithmonë me 1999.

Në këtë përplasje sovranitetesh sot, Kosova fitoi. Por, nuk guxojmë të biem pre e euforisë. Tash duhet me shumë mençuri të bëhet çdo hap i radhës.