Deda numëron prioritetet që qeveria e re duhet t’i zgjidh në 100 ditët e para
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, përmes një shkrimi postuar në llogarinë e tij Facebook, ka bërë një listë me disa nga prioritetet në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm që qeveria e re duhet t’i këtë çështje prioritare, që duhet të zgjidhen madje në 100 ditët e para.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përtej politikës ditore, që në masë të madhe nuk vlenë as të përcillet, fokusi kryesor duhet të jetë në atë se çka e pret Qeverinë e ardhshme (e cila duhet t’i ketë maksimum 15 ministri).
Që të ketë çfarëdo suksesi garnitura e ardhshme qeverisëse, të gjithë duhet t’i dijnë cilat masa duhen të mirren, dhe cilat janë çështjet prioritare që duhen të zgjidhen – dhe atë në 100 ditët e para. Ose ikja vazhdon, dhe izolimi rritet.
Ja një listë, me disa nga prioritet, në rrafsh të brendshëm dhe të jashtëm.
Në rrafshin e brendshëm, brenda
100 ditëve të para:
1. Duhet të ndërrmiren masa për zhvillim ekonomik dhe punësim, duke i siguruar
më së paku € 200 milion për këtë, ose ikja vazhdon. Gjithashtu, duhet rishikim
i thellë i buxhetit që të çbllokohen paratë nga asfallti dhe të drejtohen në
investim ekonomik.
2. Ngritje thelbësore e besimit dhe mirëkuptimit me bashkësitë minoritare
etnike.
3. Duhet të ndërrmiren hapa të shpejtë për çkapje të shtetit, hapat e guximshëm
për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar duke a) bërë kallëzim penal
për keqpërdorim të buxhetit publik në të gjitha ministritë ku diçka e tillë ka
ndodhë; b) duke goditur rrjetet kriminale në vend; c) departizim të bordeve të
agjensioneve publike dhe uljen e numrit të tyre; d) fillimin e hetimit të
pasurisë së paligjshme të figurave me profil të lartë. (Po, brenda 100 ditëve
të para). Ose ikja vazhdon.
4. Pastrimin e listave të veteranëve të rrejshëm dhe pastrim të listave të
përfituesve të rrejshëm të skemave të ndryshme sociale.
5. Ah po, edhe do të fillojë ngritja e aktakuzave ndaj figurave kyqe politike
nga Prokuroria Speciale e Gjykatës Speciale. Qëndrimi i Qeverisë së re nuk
guxon të jetë folklorik.
Ose ikja vazhdon.
Në rrafsh ndëkombëtar, Kosovës
nuk do t’ja “vesin letrat” dhe brenda 100 ditëshit të parë do të përballet me
pritje të përfundimit të dialogut me Serbinë, dhe aty pritet që Kosova:
1. Menjëherë ta suspendojë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e
Hercegovinës;
2. Nuk do të ketë shumë kohë për konsolidim. Qeveria e re duhet të ndërtojë
platformë në dialog me Serbinë që ta ruaj sovranitetin dhe integritetin
territorial dhe duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje optimale për
vetëqeverisjen e serbëve në Kosovë.
Nuk ka “nuk munden”, vetëm “duhet”. Ose pason izolimi më i thellë, e ikja nga Kosova do të vazhdojë.