15:17 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deda reagon ashpër për lirimin e serbëve: Pse i liruat kur kërcënojnë sigurinë nacionale

Pas lirimit të pesë serbëve të arrestuar mëngjesin e sotëm në Shillovë të Gjilanit, i ashpër ka qenë reagimi i deputetit ë Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda.

Deda madje ka thënë se arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i “kërcënuesve të sigurisë nacionale” është diletantizëm i dorës së parë, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar se Serbia menjëherë pas arrestimit ka kërcënuar shtetin e Kosovës se nëse nuk lirohen serbët deri në mbrëmje, dialogu nuk o të vazhdojë.

Postimi i plotë:

Kur një shtet dyshon dhe arreston individë për “kërcënim të sigurisë nacionale” – ja i arreston me të vërtetë sepse po e rrezikojnë atë siguri, apo nëse nuk e rrezikojnë – nuk bën show fare me arrestime.

Arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i “kërcënuesve të sigurisë nacionale” është diletantizëm i dorës së parë.

Përndryshe, edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me partitë politike përbën “kërcënim të sigurisë nacionale”.