16:34 / E Martë, 27 Nëntor 2018

Degradoi ambientin duke i shkaktuar mijëra euro dëm, aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër Q.B, për veprën penale për Miniera dhe Mineralet.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Q.B, me parë e gjerë me datën 22 tetor të vitit 2018, ka vepruar kundërligjshëm në fshatin Gllaviqicë të Komunës së Pejës , duke mos poseduar licencë ka shfrytëzuar resurset minerare të rërës dhe zhavorrit në sasi prej 886,203 m³,  përmes makinerisë punues, duke shkaktuar dëmin në vlerë prej 3. 323,26 (tremijetreqindenjëzetetre) euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore të Pejës, që i pandehuri të  shpallet fajtor dhe të  dënohet sipas ligjit, dhe po ashtu ti shqiptohet edhe dënimi plotësues që t’i ndalohet ushtrimi i profesionit, veprimtarisë ose detyrës.  /Indeksonline/