12:09 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vendos Kryesia, seanca për politikë të jashtme mbahet të enjten

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për politikë të jashtme të mbahet të enjten.

Poashtu në këtë mbledhje është vendosur që vazhdimi i seancave të papërfunduara të mbahet të premten në ora 10:00, ndërsa në këtë ditë do të ketë edhe seancë të re me fillim nga ora 14:00, transmeton Indeksonline.

Të premten e kaluar dështoi mbajtja e seancës së jashtëzakonshme e thirrur për të diskutuar për politikën e jashtme të Kosovës pasi mungesa e ligjvënësve dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shtyu thirrësin e debatit, në këtë rast LDK-në që të tërhiqet.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit ishin të pranishëm të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare dhe mbledhja u udhëhoq nga kryeparlamentari, Kadri Veseli./Indeksonline/