17:12 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Deklarata e Josas pas fitores ndaj Gjilanit

Prishtina është kthyer me tri pikë tejet të rëndësishme nga Gjilani pas fitores së thellë 3:0.Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve, Mirel Josa ka thënë se nuk ka pritur lojë kaq të lehtë.

“Nuk e kemi pritur një ndeshje kaq të lehtë, pasi Gjilani e ka treguar veten në ndeshjet e tjera. Në fakt bëmë një paraqitje të mirë dhe duhet të ecim me ritëm të tillë”, theksoi Josa për SuperSport.

“Lojtarët që vijnë nga prapa kanë kualitet për ta vendosur ndeshjen”, ka shtuar numri një i bankinës së kryeqytetasve.Të mërkurën skuadra e tij është mikpritëse e Trepçës ’89.

Temat: