20:41 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këto janë fjalët e Josas pas fitores së Prishtinës

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është shprehur i kënaqur me angazhimin dhe këmbënguljen e futbollistëve të tij në fitoren (2:1) kundër Llapit.“Duhet përgëzuar djemtë për këmbënguljen dhe për mënyrën se si e zhvilluan ndeshjen.

Te goli i Llapit nuk ishim të vendosur mirë. Në pjesën e dytë ndryshuam vendosjen dhe si rezultat i qetësisë dhe pasimit të fundit erdhën golat, të cilët na kishin munguar”, deklaroi Josa për Supersport.

“Kemi fat që luajmë në këtë fushë perfekte. Do të mundohemi në ndeshjet tjera të sulmojmë kur duhet dhe të dijmë të mbrohemi më mirë”, ka shtuar tekniku bardhekalër. Në javën e ardhshme skuadra e tij ka punë shumë të vështirë, pasi është mysafire e Feronikelit, ndërsa Llapi e pret Gjilanin.

Temat: