Deklarata e Nasim Haradinajt për vrasjet e pasluftës ngjall reagime të shumta (Foto+18)
Gjatë natës së kaluar nënkryetari i OVL-UÇK,së Nasim Haradinaj përgjatë deklarimit të tij lidhur me vrasjet në Kosovë ka thënë se “punë e madhe për vrasjet e anëtarëve të LDK-së”.
E pas kësaj deklaratë janë të shumta reagimet në drejtim të Haradinajt.
Madje së fundi është publikuare dhe një fotografi nga kufoma e Xhemail Mustafës, i njohur si gazetar, publicisit, kritik letrat e politikan në radhët e LDK-së, si dhe ndër figurat më të afërta të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, transmeton Indeksonline.
I ashpër ka qenë edhe reagimi i vajzës së Mustafës, Berianës, e cila ka thënë se edhe bisha do të ofendohej nga ky term po ta dinte për kë bëhet fjalë.
Ajo gjithashtu ka thënë se nëse OVL e UÇK-së nuk e shkarkon prej pozitës Nasim Haradinajn, atëherë kjo nënkupton që ata janë në mendim të njëjtë me të.
Reagim i ashpër liduhr me këtë deklaratë erdhi edhe nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili Haradinajn e quajti “plehër dhe përfitues fondesh”.
Më poshtë keni fotografinë e kufomës së Xhemajl Mustafës:
Reagon ashpër vajza e Xhemail Mustafës, e quan Nasim Haradinajn bishë
Zemaj i reagon nënkryetarit të OVL-UÇK-së, e quan plehër, egërsirë e profiter fondesh
Nënkryetari i OVL-UÇK-së: Punë e madhe që janë vra anëtarët e LDK-së