10:16 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zemaj i reagon nënkryetarit të OVL-UÇK-së, e quan plehër, egërsirë e profiter fondesh

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar në drejtim të deklaratës së nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt, i cili mbrëmë ka deklaruar se “punë e madhe që janë vrarë të LDK-së”.

Zemaj me këtë rast i është drejtuar Haradinajt me fjalët më të ashpra duke e quajtur “plehër, harbut, profiter fondesh dhe egërsirë”, transmeton Indeksonline.

Zemaj ka thënë gjithashtu se ai është përfaqësues i Veteranëve të Luftës por me hipokrizi dhe mungesë ndershmërie thekson me mburrje për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, se s’janë asgjë më shumë se “punë e madhe”.

Ky është postimi i plotë:

Një pleher i degraduar, i njohur si harbut i pasluftës, një profiter fondesh publike, një egersire ndaj bashkëqytetarëve të vetë që nuk mendojnë njejte me logjiken e tijë prej stalinisti, i dashur dhe i respektuar për kriminelet ordinier….. si përfaqësues i “Veteraneve të Luftës” me hipokrizi dhe mungese ndërshmërie, thekson me mburrje për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, se s’janë asgjë me shume se “punë e madhe”.

Ky është modeli i mbrojtjes së kastes kriminale në Kosovë. Populli e dijë kush jeni, kush keni qene dhe çka përfaqësoni, andaj edhe nuk quditet nga këto deklarta tuajt dhe të atyre qe i ke padron.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së: Punë e madhe që janë vra anëtarët e LDK-së