09:47 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagon ashpër vajza e Xhemail Mustafës, e quan Nasim Haradinajn bishë

Deklarata e Nasim Haradinajt, e ka tmerruar vajzën e veprimtarit Xhemail Mustafa, Berianën.

Ajo e ka quajtur zyrtarin e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së bishë.

Madje thotë se edhe bisha do të ofendohej nga ky term po ta dinte se për kë bëhet fjalë.

Sipas Berianës, punë e madhe nëse Gjykata Speciale arreston disa persona të UÇK-së.

“Edhe ashtu e përjetojmë një Nëntor te Dytë, mas luftës kundër Milloshit”. Ka shkruar Mustafa në faqen e saj të Facebook, transmeton Gazeta Express
Krejt ky reagim erdhi pasi Haradinaj nga shoqata e OVL-UÇK-së tha se punë e madhe që janë vrarë anëtarët e LDK’së.

Është kjo deklaratë që ka mërzitur shumë vajzën e veprimtarit Mustafa i cili u vra me 23 nëntor në vitin 2000, gjersa po kthehej nga puna, në orët e pasdites, në shkallët e ndërtesës ku banonte në qendër të Prishtinës.“Kryeministër Ramush Haradinaj, po te drejtohem si ish komandant i UCK, nëse nuk distancohesh publikisht nga fjalët e Nasim Haradinajt( qe mund ta kesh edhe familjar), atëherë po e marr që je në vijë me të”, ka thënë ajo nëpërmjet statusit në FB.

Nëse sipas Berianës Haradinaj dhe OVL e UÇK-së nuk e shkarkon prej pozitës Nasimin, atëherë kjo nënkupton që edhe ata janë në mendim të njëjtë me të.
“Mos harroni qe ne mesin e te vrarëve me motive politike te veprimtarëve të LDK-së, disa prej tyre kanë qene pjese e UÇK’së.

Nasim Haradinaj nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka qenë i ftuar në Debat D në Tv Dukagjin ku është diskutuar për Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka kundërshtuar fuqishëm dhënien e kompetencave Gjykatës Speciale.

“Nuk them mos me u marr, ku po e din t’i që kanë qenë politike, po i jap një krah, a munden me kanë politike brenda sojit të vetë”, ka pyetur Haradinaj.
“Punë e madhe që janë vra të LDK-së”, ka qenë replika e Haradinajt të OVL-së së UÇK-së.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së: Punë e madhe që janë vra anëtarët e LDK-së