16:31 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deklarata e Shotanit pas fitores së Llapit

Llapi është kthyer me tri pikë nga udhëtimi te Flamurtari, ku shënoi fitore me rezultat 1:0. Trajneri i skuadrës llapjane, Bekim Shotani,është ndarë i kënaqur me fitoren, ndërsa ka treguar se si është arritur qëllimi.

“Duke marrë parasysh se synimi ynë është t’i ndjekim dy skuadrat kryesuese, sot çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte dështim. Në pjesën e parë ishim më të kujdesshëm, sepse e dimë që Flamurtari është skuadër mjaft cilësore dhe me individë të dalluar. Në të dytën rrezikuam më shumë, por nuk kishim çfarë të humbim dhe në fund iu gëzuam fitores”, ka thënë Shotani për Super Sport Kosova.

Ai ka theksuar se futbollistët e tij treguan karakter të fortë dhe luftuan deri në fund, ndërsa të njëjtën e pret edhe në ndeshjen për Kupë, ku Llapi do të takohet me Trepçën ’89. Pas javës së 16-të, Llapi renditet në pozitën e tretë me 32 pikë.

Temat: