15:53 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Deklarata interesante e Perezit në lidhje me Nadalin dhe Roger Federer

Florentino Perez vazhdon të jetë njeriu më i përmendur kohëve të fundit.

Presidenti i Real Madrid vazhdon ta arsyetoj ‘European Super League’ – kompeticion ky që zgjati vetëm 48 orë, shkruan IndeksOnline

Madje Perez merr një shembull interesant se pse duhet të ekzistoj kjo Superligë.

“Nëse Rafa Nadal luan ndaj Roger Federer e gjitha bota do e shikonte. Nëse Nadal do luante me numrin 80-të në botë, askush s’do e shikonte”, ka thënë Perez.

Kujtojmë që 12 klubet pjesëmarrëse në këtë kompeticion ishin: Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Juventus, Inter, Milan, Manchester United, Manchester City, Totenham Hotspur, Liverpool dhe Arsenal./IndeksOnline/