75 Mall Live Search
13:17 / E Premte, 03 Prill 2026 / L A

Deklaratave të tij ia sheh “sherrin” Enzo, nuk ftohet në dy ndeshjet e ardhshme

Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez ka bërë bujë me deklaratat e tij.

Kjo lidhet rreth të ardhmes së tij pas një pyetjeje rreth Real Madridit, kur tha se do të jetonte në kryeqytetin spanjoll.

Deklaratat e tij kanë zemëruar klubin e tij, Chelsean dhe veçanërisht trajnerin Liam Rosenior, ku vendosi të mos ftojë argjentinasin fare ndaj Port Vale në “FA Cup” si dhe ndaj Manchester City.

“Enzo nuk do të luajë nesër dhe kundër Man City. Nuk kam fjalë të këqija për të, por u kalua një vijë dhe na u desh ta ndëshkonim Enzon”, u shpreh Rosenior./IndeksOnline/