21:59 / E Hënë, 27 Mars 2023 / AR

Deklarohet Policia: Gjuajtjet me armë në Prishtinë, ka të plagosur

Dyshohet se dy persona janë plagosur sonte në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sonte rreth orës 20:25, është pranuar informata nga Policia e Kosovës se në rr. “Qamil Hoxha” në Prishtinë janë dëgjuar gjuajtje me armë dhe dyshohet për persona të plagosur. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime lidhur me kete incident. Veprime operative aktive policore jane në proces per identifikimin e shkaktarëve të ketij incidenti dhe identifikimin e personave të përfshirë. Për detaje tjera do të njoftoheni”.