18:36 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / MSH

Del në ankand këmisha e Princeshës Diana, ka çmim marramendës

Këmisha që Princeshë Diana kishte veshur në fejesën me Mbretin Charles pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm për çmimin 100,000 dollarë.

Bluza me mëngë të gjata është prej mëndafshi dhe ka një fjongo rozë që lidhet në një hark poshtë jakës. Personi që do blejë këmishën do të marrë gjithashtu edhe një letër autenticiteti të nënshkruar nga Elizabeth Emanuel dhe një kopje të librit të vitit 1998 “Diana: Her Fashionable Life” nga Georgina Howell.