08:03 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Del para gjykate terroristi që vrau 50 persona në Zelandë të Re

Sulmi ndaj dy xhamive dje në Zelandën e Re ka tronditur botën.  Personi që kreu sulmin terrorist, Brenton Tarrant, është shfaqur në gjykatë.

Me veshjen e bardhë të të burgosurve dhe me pranga në duar, 28-vjeçari është akuzuar vetëm për vrasje, por pritet që mbi të të rëndojnë edhe të tjera akuza.

Ai do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e ardhshme.

Edhe dy të tjerë janë në paraburgim, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penal.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, tha se Tarrant kishte pesë armë dhe zotëronte licencë për mbajtje armësh, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshime në ligjet për armëmbajtje./Indeksonline/