21:48 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Del pozitiv me doping, dënohet me dy vjet ylli i UFC-së

Ylli i UFC-së, Brad Scott është pezulluar për dy vjet nga garat profesionale pasi ka rezultuar pozitiv në garën anti-doping.

Sipas agjencisë amerikane anti-doping, ai ka dalë pozitiv me substancë benzoylecgonine, një metabolit i kokainës, shkruan indeksonline.

Ylli i UFC-së testet i kishte kryer pas humbjes kundër Carlo Pedersoli në një ndeshje që u zhvillua gjatë muajit maj në Angli.

Suspendimi i Scott ka hyrë në fuqi nga 3 korriku, datë kur edhe u suspendua përkohësisht për shkelje të mundshme e që tashmë është edhe zyrtare. /IndeksOnline/

Temat: