19:02 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Delawie apelon te partitë politike të qëndrojnë jashtë proceseve gjyqësore

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ka porositur politikën kosovare që të qëndrojë jashtë proceseve gjyqësore duke thënë se pengesat në këto fusha mund të jenë problem i madh për të ardhmen e Kosovës.

Në një pritje lamtumirëse të organizuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, diplomati amerikan tha se po largohet nga Kosova me ndjenja të përziera, por pret që në ardhmen të dëgjojë lajme të mira për Kosovën.

“Më duhet të them se kam ndjenja të përziera. Më vjen keq që po shkoj nga Kosova… Politikanët të rrinë jashtë proceseve gjyqësore. Pengesat në këto fusha mund të jenë problem i madh për të ardhmen e Kosovës…Miratimi në mars për shënimin e kufirit ishte fitore e rëndësishme për Kosovën dhe zoti kryeministër, edhe pse nuk pajtohemi për çdo gjë e di se kemi punuar shumë për këtë çështje së vështirë. Kosovës i nevojitet së tepërmi fryma e bashkëpunimit dhe ju nxis të punoni së bashku për të gjetur gjërat e përbashkëta”, tha Delawie.

Temat: