16:35 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Delawie e pret Tërnavën, ja për çfarë biseduan

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie e ka pritur sot myftiun Naim Tërnava. Të dytë, kanë folur për liritë fetare dhe ekstremizmin në Kosovë. Delawie është shprehur i lumtur që ka takuar Tërnavën dhe të tjerët që përfaqësonin islamin.

“I lumtur të takoj myftiun Tërnava dhe të tjerët që përfaqësojnë komunitetin islam, për të folur rreth lirisë fetare dhe luftën kundër ekstremizmit në Kosovës”, ka shkruar në Twitter, Delawie.

Me këtë rast, nuk ka munguar as kafja turke në tavoliënë ku është pritur myftiu dhe të tjerët.