75 Mall Live Search
13:02 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Delawie i quan deputetët e VV-së të pa ide: Kosova është me e mirë se kaq

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie është shprehur i zhgënjyer me situatën e sotme në seancën për demarkacioni ku deputetët e Vetëvendosjes hodhen gaz lotsjellës.

Delawie është shprehur se njerëzit që nuk kanë kurrfar ideja i kthehen sërish dhunës politike për t’i përmbush qëllimet, duke iu referuar deputetëve të VV-së.

Delawie u ka bërë thirrje deputetëve që të votohet demarkacioni për një shoqëri pro evropiane, shkruan Indeksonline.

Deklarata e tij:

Dita e sotme është vërtetë zhgënjim për mua.

Njerëzit që nuk kanë kurrfar ideja i kthehën sërish dhunës politike për t’i përmbushur qëllimet.

Një gjë e tillë them se nuk duhej të ndodhet dhe se Kosova është më e mirë se kaq

Kjo nuk duhet të ndodh në një shtet evorpian, hedhja e gazit nuk është diçka evropiane.

Dëshiroj të them se kam respekt për të gjithë deputetët që duke përdorur mjete demorkatike po përmbushin detyrat e tyre.

Kam respekt për të gjithë policët dhe anëtarët e sigurimit të Kuvendit, që mundohen të kryjnë detyrën e tyre përkundër vështirësive.

Do t’i nxisja që të gjithë deputetet të kthehen dhe ti nxisja të votojnë marrëveshjen për shënjimin e kufirit.

Do t’i nxisja që të votojnë pro për Evropën dhe për përparim Kosovës.

Kjo çështje e ka lidhur Kosovën që një kohë të gjatë, prandaj duhet të zgjidhet