75 Mall Live Search
12:24 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Delawie: Kosova duhet të jetë krenare me Feride Rushitin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, ka uruar Feride Rushitin për çmimin që do t’i ndahet nga Departamenti Amerikan lidhur me punën e saj për viktimat e dhunës seksuale të Kosovës.

Delawie ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për këtë çmim, shkruan Indeksonline.

“Urime Feri Rushitit, fituese e çmimit të Departamentit të shtetit/Gratë e guximshme! Feride ka luftuar pa u lodhur për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale të luftës dhe grupeve të tjera vullnetare. Kosova duhet të jetë krenare” ka thënë Delawie në një postim në ‘Tëiter’.

Të premten më 23 mars 2018, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivando t’i ndajnë Rushitit Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.

Ky çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave./Indeksonline/