13:46 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Delawie mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni

Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie ka thënë se sot dita e zgjedhjeve ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Delawie përmes një statusi ka thënë se Eliot Engel ka vizituar koalicionin e organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” përcjell Indeksonline.

Delawie ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë.