12:13 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Delawie vazhdon takimet me deputetët për demarkacion, ja me kë u takua tani

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga Kryetari i GP LDK, Avdullah Hoti,  takuan në takime të ndara Greg Delawie, ambasadorin e SHBA- ve,  dhe shefen e Zyrës së BE – së, Natalia Apostolova.

Në takime u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë në procesin e Ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Si ambasadori Dellawie  ashtu edhe Apostolova,  vlerësuan lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë proces dhe konsistencën  për integrimet euroatlantike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e ritheksoj edhe një herë  qëndrimin e LDK –së sa i përket procesit të ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe  konfirmoj votën unanime pro të Grupit Parlamentar.

Gjithashtu Hoti e cilësoi  të çmueshme mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe shteteve të BE- së gjatë këtij procesi dhe i falënderoi ata për mbështetjen që po i japin vendit.

Në takimet me ambasadorin Delawie dhe Apostolova  morën  deputetët Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Ismet Beqiri dhe Mimoza Kusari – Lila. /Indeksonline/

 

Temat: