09:49 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Delawie: Viktimat e dhunës seksuale në luftë, të kenë sigurim shëndetësor nga Qeveria

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka takuar avokaten për të drejtat e viktimave seksuale të luftës, Feride Rushitin.

Ai e ka quajtur Rushitin si avokaten më të mirë në rajon lidhur me këto çështje.

“Jam i nderuar që të bisedoj me Feride Rushin, njërën prej avokateve më të rëndësishme në rajon për të drejtat e viktimave të luftës. Pajtohem me Feriden se viktimat e dhunës seksuale të luftës kanë nevojë për qasje në shërbime jetike, përfshirë sigurimin shëndetësor të siguruar nga qeveria”, ka shkruar Delawie, transmeton Indeksonline.