14:26 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Delegacioni i BE-së arrin në Kuvend, priten nga liderët e vendit (Foto)

Delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian i përbërë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn tashmë kanë arritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi, raporton Indeksonline.

Ndërkohë, pas pak pritet të nis takimi i treshes evropiane me presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. /Indeksonline/